Rama – “Do ndjekim shembullin e Anglisë.Do hajë 3 vite b.urg ai që bën këtë veprim…”

Siguria në stadiume ka detyruar Kryeministrin Edi Rama që të propozojë ndryshimet në kodin penal duke ashpërsuar d.ënimin për të gjithë tifozët që do futen në fushën e blertë.

Në tryezën e përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit, Rama tha se do d.ënohet me 3 vjet b.urg çdo person që futet në fushën e blertë duke marrë shembullin e Anglisë.

“Dhuna në stadiume nuk mund të tolerohet më. Policia e Shtetit dhe FSHF, mos ja lenë topin njëri-tjetërit por të bashkëpunojnë. Rikthimi i Policisë në staidume do të kërkonte amendimin e ligjit dhe një vendim të posocëm. Unë besoj se aq sa e rëndësishme është që të policia të përfshihet, aq e rëndësishme është që të mos mbetemi thjeshtë se policia”, tha fillimisht Rama.

“Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal. Kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në fushë do të dënohet me 3 vjet b.urg. Ky do të jetë hapi i parë që ne do të bëjmë me parlamentin për të ndryshuar kodin penal. Nëse tifozi hyn në fushë është një k.ërcënim për futbollistët, arbitrat dhe stafin kështu që duhet të dënohet me b.urg”, tha Rama.

“Në 1989 Anglia aplikoi të njëjtin ndryshime me dënime që shkonin mbi 5 vjet b.urg. Ja ku ndodhet në ditën e sotme duke zhdukur jo vetëm telat dhe barrierat por duke e kthyer stadiumin në një sallë opera”, vijoi ai.

Loading...