Edi Rama Damian Gjiknurit – “O sillu vlonjatëve traget të ri, o nuk je më deputet në Vlorë”

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në qytetin e Vlorës  pasditen e sotme me temë “Buxheti Infrastrukturës për Shqipërinë që duam dhe Vlorën që duam” ka prezantuar projektet që do të zbatohen në Vlorë.

Midis te tjerash ai  deklaroi live se i ka kërkuar Ministrit Damian Gjiknuri një traget të i ri modern për qytetarët e Vlorës  pasi trageti aktual, sipas kryeministrit është një nja magazinë që lëviz në det dhe vlonjatët nuk e meritojne një traget të tillë.

“Drejtuesit tonë te qarkut, Ministrit Damian Gjiknuri i kam thene, o sezonin e ardhshem u bie vlonjateve nje traget qe meriton te quhet traget ose nuk mund te jesh me, jo drejtues por as deputet ne Vlore. Traget per vlonjatet, jo nje magazine qe leviz neper det ku edhe vet Saliun nuk do ta fusja dhe do me vinte keq jo me vlonjatet. Besoj qe Damiani do ta marre shume seriozisht dhe mire do ishte nga Marsi, Prilli i vitit tjeter te vije traget i ri dhe ky traget te zhduket nga Vlora dhe mos te vije me kurre ne Vlore” – u shpreh Kryeministri duke shkaktuar te qeshura te të pranishmit por edhe te vete Ministri Damian Gjiknuri i cili ishte ulur prane kryetarit te Bashkise Vlore Zotit Dritan Leli.

Loading...