17-vjecarja,gjendet e pajetë dhe e masa.kruar në trup

Një 17-vjeçare është gjetur në mes të një fushe e pajetë dhe e masakruar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ne provincën Cebu në Filipine.

Christine Silawan, një nxënëse e klasës nëntë, mendohet se është përdhunuar dhe më pas masakruar, ndërsa trupi i saj u gjet i hedhur në një fushë.

Nëna e vajzës ka thënë se e bija shkonte çdo të dielë në kishë, por këtë herë ajo nuk u kthye në shtëpi. Të alarmuar prindërit lajmëruan edhe policinë, të cilët e kanë gjetur të shpërfytyruar nga fytyra.

Autorët e ngjarjes së rëndë ende nuk janë kapur nga policia edhe pse dyshimet janë fokusuar drejt disa personave me precedentë të mëparshëm penalë.

Loading...