“Mirë që bëni gabim duke ndërtuar pa leje dhe pa rregulla, por c’dreqin keni që përdorni fëmijët?!” – Nga Ilir Metaj

Nga Ilir Metaj
Video e perplasjes se permbaruesve dhe policise me banoret e shtepise, nxjerr ne dukje :
1. Permbaruesit pervec kafsherise dhe harbuterise, nuk kishin asgje profesionale. Ne kafsheri dhe harbuteri ishin shume profesioniste.
Ama keto deficenca, nuk mund te lihen ne deshiren e permbaruesit, por duhet te jene kushte ne dhenien e licences!
Ketu eshte shteti qe duhet te nderhyje duke vendosur standarde ne ushtrimin e profesionit!
Sepse nuk mund te shkohet per te hapur nje dere duke e goditur me shkelma si tufe bazhibozukesh te dehur! Ka menyra dhe mjete profesionale!
Sepse nuk mund te sillesh me njerezit sikur sapo ke zbritur nga shpellat me te erreta te maleve!
Qyteterimi ka rregulla !
Turp e faqja e zeze!
2. Ne te rriturit duhet te heqim dore nga perdorimi i femijeve si mburoje per gabimet tona!
Mire qe beni gabim duke ndertuar pa leje dhe pa rregulla, por c’dreqin keni qe perdorni femijet?! Po c’borxh u kane femijet qe i lini me trauma -pasoje e mendjelehtesise dhe abuzimit tuaj!
Demi material qe pesoni,nuk eshte asgje ne krahasim me traumat mendore qe pesojne femijet me skenat qe nuk ua kurseni.
Turp e faqja e zeze!
Te dashur femije : monstrat nuk jetojne poshte krevatit.
Monstrat i kemi ne te rriturit, brenda nesh.
Ndonjehere na lene te jemi njerez.
Ndonjehere.

Loading...