Banorët shprehen se kjo që po u bëhet është një padrejtësi.
Situata e krijuar pranë gjimnazit “Petro Nini”, aty ku ndodhen dhe këto banesa është rënduar mjaft, pasi disa prej banorëve janë shtrirë në mes të rrugës, të tjerë kanë humbur ndjenjat.
Në një moment fëmijët e këtyre familjeve tentuan edhe që të hidheshin nga çatitë e shtëpive. Skenat kanë qenë të dhimbshme për t’u parë, aq sa janë prekur edhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe gazetarët.
Përveç gazetarëve që u përlotën nga thirrjet e dëshpëruara të fëmijëve dhe nënave të tyre, edhe efektivët e policisë kanë qarë.
Teksa përpiqeshin të bindnin fëmijët të qetësoheshin, ato nuk kanë mundur ti mbajnë lotët. Fotot e policeve që nuk kanë mundur të mbajnë lotët janë publikuar nga dosja.al.
Kurse njëra prej banoreve ka thënë:
Sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai i ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.”