Merita Halili: E pata shumë të vështirë jetesën në Amerikë

Prej 23 vitesh këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Merita Halili, jeton bashkë me familjen në Amerikë. Një prej emrave më të njohur dhe të muzikës shqiptare, kthehet vazhdimisht në atdhe, sa herë mundet, jo vetëm sepse e merr malli për vendlindjen e njerëzit e afërm, por edhe sepse i mungon shumë Tirana.

Ditën e sotme këngëtarja e muzikës popullore ishte e ftuar të “Rudina”, ku ndau me publikun disa prej kujtimeve të saj të fillimit në SHBA.

“Unë kam shkuar në Amerikë përpara 23 vitesh dhe 6 muajt e parë kam “larë shtëpinë me lot”. Nuk po ambientohesha dot dhe aq më tepër që më erdhi në jetë edhe vajza e dytë. Isha mësuar me njerëz që më ndihmonin, atje isha vetëm.

Që në fillim, kur kam shkuar në Amerikë, e kam filluar aktivitetin me muzikë dhe për vajzat kemi sakrifikuar shumë. Ndonjëherë i merrnim me vete në koncerte, derisa, më në fund, gjetëm një grua shqiptare që kujdesej për to. E pata shumë të vështirë, gjuhën nuk e dija”- tha këngëtarja. Merita Halili sot është nënë e tri vajzave të rritura.

(BalkanWeb)

Loading...