Sindroma e personalitetit psikopatik

Nga Anna Maria Sepe
specialiste në Psikoanalizë Induktive dhe Hipnozë

Ndryshe nga sa besohet, një psikopat nuk është domosdoshmërisht një killer ashtu siç një killer serial nuk vuan domosdoshmërisht nga ankthi, nga sulmet e panikut ose haluçinacionet.

Këto janë mite që duhen përgënjeshtruar. Përveç kësaj, karakteristika të ngjashme të psikopatisë mund të gjenden në njerëz që ushtrojnë lideship të fortë. Por si dallohet një profil kriminal?

Mund ta nisim duke folur për Hitlerin, një shembull i liderit psikopat. Hitleri kishte disa trajta shumë të veçanta të psikopatisë por nuk ka vrarë askënd me duart e veta.

Nëse marrim në shqyrtim disa lidera botërorë, do të gjejmë disa tajta të psikopatisë. Janë manipulatorë dhe kanë një sens madhështie të vetes që prodhon shpesh një influencë mbi të tjerët që dikton ndonjëherë, edhe një personalitet narcizist.

Pikërisht këto subjekte janë në kërkim të një përfitimi dhe gënjejnë me një lehtësi impresionuese. Një tjetër personazh është Juan Carlos Betancourt, një kolumbian mashtrues ndërkombëtar, i kërkuar në 29 vende nga Interpoli.

Ai fliste gjashtë gjuhë, kishte një koeficient shumë të lartë inteligjence dhe zotësi të madhe në marrëdhëniet publike. Për të mashtruar viktimat e tij, shtirej si fëmijë dipllomatësh, diku tjetër jetim, diku një cigan e diku një miliarder arab. Ai është shembulli i psikopatit inteligjent, tërheqës e bindës. Arrinte të dallonte, falë empatisë së fortë, shijet dhe preferencatat e personave për t’u mashtruar. Këto subjekte kanë një zotësi të jashtëzakonshme bindëse dhe kjo situatë ndodh çdo ditë në banda ose grupime ose edhe qeveri në klasat aktuale politike që janë armiq realë të popujve

Kjo patologji quhet “ideologjik i shtembëruar”. Liderë frontesh ose bandash që zënë vendet e para në hierarki, kanë shpesh karakteristika të ngjashme me ato të një psikopati sepse kanë kompetencat e duhura për të manipuluar dhe influencuar të tjerët, deri aty sa të formojnë një organizatë të tyren.

Një shembull i tillë është i quajturi Cesar, kapoja i bandës së FARC në Kolumbi. Është dënuar në moshën 27 vjeçare dhe shquhej për zotësinë për të bindur masat si dhe i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes.

Simptomat

Në periudhën e adoleshencës sinjalet e para mund të jetnë problemet në shkollë, vjedhjet e vogla, agresiviteti fizik ndaj më të dobtëve ose ndaj kafshëve shtëpiake. Psikopati kriminal i ka sindromat që në fëmijëri, veçanërisht kur i mungon apo pëson një figurë prindërore mashkull. Ka një sjelljë shumë rebele dhe nuk pëlqen asnjë kritikë. Truri i psikopatit kriminal nuk funksionon siç duhet, ka një shkëputje të zonës orbitoballore me strukturat nënkortikale. Si pasojë, çdo impulsi emocional mund t’i përgjigjet me agresivitet.Në sindromën e personalitetit kriminal shfaqen dy profile që prodhojnë organizime të ndryshme të personalitetit, psikopati kriminal josocial dhe ai i integruar. Por ata kanë tipare të njëjta, një përqëndrim të theksuar mbi veten dhe neverinë mbi nevojat e të tjerëve. / bota.al

Loading...