Durrës – Shkarkohet nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi.Vendimi për shkarkimin e saj nga detyra vjen disa ditë pas arrestimit të gjashtë kontrollorëve në Kufirin e qytetit bregdetar.

Këta të fundit u lanë të lirë nga gjykata pas arrestimit, ndërsa dyshohet të jenë përfshirë në skema ryshfeti gjatë kohës që ushtronin kontrollet në kufi. Lindita Nushi mbante këtë post që nga maji i vitit të shkuar.

Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ me 5 mars për Greta Batusha si dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për Durim Zeka, Arjan Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gëzim Çaça.

“Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”- thuhej ndër të tjera në njoftimin e policisë për arrestimin e kontrollëve.

(BalkanWeb)

Loading...