Rudina Hajdari reagon ndaj PD: “E përjashtuat edhe Azemin dy herë”

Deputetja Rudina Hajdari e cila ka vendosur të vijojë të jetë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, edhe duke mafre riskun për të mos qenë më pjesë e Partisë Demokratike që e nxori deputete.

Pas vendimit per perjashtimin e saj, Hajdari i kujton PD-së se edhe babai i saj, Azem Hajdari, është përjashtuar dy herë nga kjo parti, ndaj kërkon një vendim të matur prej saj.

Kjo nuk është hera e parë që PD përjashton anëtarë apo deputetë të saj, ka ndodhur dhe në familjen tim, ka ndodhur me tim atë dy herë.

Në ato raste janë penduar për këtë lloj vendimi.Duhet të jemi shumë të matur para se të marrim këto lloj vendimesh dhe të jemi të kujdesshëm se çfarë mesazhesh ne japim me këto vendime”, thekson Rudina Hajdari.

Ajo thekson me tej: Nuk mund të ndjek dot një vendim kolegjal që shkon kundër frymës së Kushtetutës së Shqipërisë, kundër interesave të Shqipërisë. Më vjen keq nëse zhgënjej partinë time por unë do të zgjedh interesin e Shqipërisë. Gjërat janë në ajër dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Do kem një marrëdhënie normale me kolegët.

Loading...