Së afërmi…
FESTIVALI ” GURRA FEST FOLK”, NË VLORË
Pritet të zhvillohet së afërmi, në ditët e fundit të Marsit, Festivali ” Gurra Fest Folk”, me nxënësit e shkollave të mesme të Qarkut Vlorë.
Aktiviteti vjen si inisiativë dhe menaxhim i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë dhe me mbështetjen e DAR e QKAV të Bashkisë Vlorë.
Këtë edicion festivali ka si risi fokusimin tek kënga dhe vallja popullore e tradicionale si dhe kënga popullore qytetare vlonjate, sarandiote e delvinjote.
Në këtë aktivitet të mirëfilltë folklorik priten të marrin pjesë mbi 25 shkolla të mesme nga Qarku i Vlorës nga ku pas dy takimeve të para ( data 20 mars në Sarandë dhe 25 mars në Vlorë) në datën 29 mars në Teatrin “P. Marko” të Vlorës do të zhvillohet takimi final me grupet e zgjedhura nga të gjitha shkollat pjedëmarrëse në aktivitet.
Festivali zhvillohet mbi një platformë të qartë e të detajuar nga Drkk Vlore dhe pritet të jetë një tjetër arritje në fushën e trashëgimisë shpirtërore pas aktivitetit, po me shkollat e mesme “Rini & Polifoni”, zhvilluar pak kohë më parë.
Sot asistuam në një seancë provash në shkollat e mesme ” Hasan Pulo” të Orikumit dhe “Hasan Mëhilli” të Dukatit.