Të krijosh, të fantazosh, të intrigosh, të shkatërrosh, nuk mund ta bëjë dot një njeri që është kokëbosh, për këtë meritë, Berishën, është vështirë ta imitosh, ta kopjosh, apo konkurrosh.
Kushdo që ndryshe mendon, gabon, por do ta kuptojë herët apo vonë. Kaluan tre dekada që e kishim harruar refrenin e sistemit monist “Tradhtarët” dhe ja papritur na u shfaq si fantazmë nga Monat, Lulashët e gjithë opozitarët. Shqiptarët, historikisht kanë bashkëjetuar brenda fisit me tradhtarët. Që në kohën e Kastriotëve, Skënderbeun e tradhtoi nipi, Ali Pashë Tepelenën djemtë, Enver Hoxha vrau kunatin dhe deri në ditët e sotme tradhtia nuk e ndali vrapin. Në shoqërinë komuniste, si ortek rrokulliseshin grupet puçiste. E nisën startin në ideologji, në ekonomi,dhe i shtrinë metastazat në familje e shoqëri.
Tradhtarët si kaskada zbritnin në sektor konkret, si në art, në kulturë e letërsi, në naftë e në bujqësi. Tradhtarët me të “drejtë” i dënojnë edhe sot pjella e komunistëve Berisha, Basha e Mona, o zot shpëtona, nga këto” kufoma”, që nuk ju shuhet jehona, në ditët tona.
Tradhtarët në ideologji, i ka dënuar edhe sekretari i partisë në mjekësi, i “shenjti” Sali, që për shfaqje të huaja i ndiqte studentët në shtëpi, e persekutonte çdo të ri, për modë e “prapësi”, e sot pasardhësit e tij e vazhdojnë këtë histori. Në kor dueti komik, simpatik, Basha me shoqen Monikë, i dënojnë si tradhtarë deputetët që morën mandatin, duke respektuar elektoratin.
Flet për ndershmëri biblike, Monika, që ka ndërruar disa karrige, sa në të djathtë në të majtë, e ka bërë moralin baltë, por e zbukuron me fjalën e saj “mjaltë”. O perëndi, falu mëkatet “demokratëve”, lugetërve, të prapëve, që flasin për ndershmëri, ata që ngatërrojnë në politikë, ndershmërinë me kurvëri, e shohin përmbys objektin kanë diplopi, janë qorruar apo kanë halë në sy, këtë s’e di?! LSI-ja është partia më pamoral, që “tradhtinë” nuk ta fal, si partizanët me grupin e Bashës kanë dalë në “mal”, e sipas skenarit berishjan, janë bërë tellall.
Ndaj PS-së, ka vend të rritet fryma e vërejtjeve dhe kritikës, por është mëkat të rrish në partinë e Lulit dhe Monikës, që kërkojnë ta marrin pushtetin me kërcënime e trysninë e frikës dhe s’dëgjojnë thirrjet e ndërkombëtarëve, OSBE-së, BE-së dhe Amerikës. Meqë s’ju vijnë pas skenarit ogurzi dhe s’ju bëjnë iso ndërkombëtarët, i kanë shpallur dhe i radhisin edhe ata në frontin e tradhtarëve, sipas filozofisë të opozitarëve.
Opozita, që dhuna dhe cinizmi i çon te tradita, të shohë realitetin nuk ka drita, ndryshon çdo ditë qëndrim e fjalë dhe për interesat e karriges rrëshqet si ngjalë, mjafton që në breg të pushtetit pa lagur të dalë, por atë që ai e quan popull, nuk do ta falë. Dëgjojmë çdo ditë në podium të ligjërojnë liderët e opozitës, janë “heronj”, demokraci e drejtësi kërkojnë, ata që djegin e shkatërrojnë, që shantazhojnë e paralajmërojnë, në protesta kur parakalojnë, me zë të lartë pohojnë, se qeverinë me forcë do ta rrëzojnë.
Pyet populli Shqiptar, kjo “demokraci” ku është parë, nga është marrë, në Rusi, në Serbi, apo në Greqi, këtë e di i madhi Sali, që do ta bëjë Shqipërinë shkrumb e hi, me të ashtuquajturën opozita “fri”. Dhe pse ndërkombëtarët në kor u kanë përcjellë mesazhe, se pushteti s’merret me grykën e pushkës, me terror, nga grupe të bashkuara në horror, që huliganët i përdorin për dëshmorë. Protestat e opozitës, që militantëve e tyre të verbër i quajnë “popull” e i vërtisin ata rrugëve rreth e rrotull, pasi i kanë futur në vorbull.
PD-LSI kanë të njëjtën filozofi. Për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve,u zgjuan pas dy vjetësh nga gjumi, që ishin në letargji dhe e kanë drejtuar timonin, te fabula: “se shkaktar ishte korrupsioni, edhe pse vetë nuk e besonin”. PD-ja është kthyer në udhëheqje të kaosit,shantazhit, kërcënimit, krimit,shkatërrimit, me profile të shëmtuara publike, për gati 30 vjet me një lider me trashëgimi gjenetike, ndaj nuk e meriton emërtimin “Parti Demokratike”. Në këtë rrugë antishqiptare, i është bashkangjitur dhe LSI-ja, dhe jetojnë në simbiozë të dyja, që për strategji kanë të shkatërrohet Shqipëria.
Në truallin e LSI-së, dëgjohet zëri i vasilëve, debilëve e kopilëve, me një shportë karavidhesh me lloj- lloj profilesh, që të ngjallin neveri dhe kur janë në opozitë dhe kur janë në qeveri. Ruajna o perëndi nga këta mjeshtra në hajdutëri, që sillen si shenjtëri, edhe pse s’i beson njeri, bërtasin për ndershmëri në emër të popullit, sikur populli të jetë dele e mos ketë vesh e sy. Populli “lutet” falna perëndi, mos na lëntë pa LSI, që për karriget e pushtetit kanë rënë në zi, se gjatë gjithë jetës së saj në dy karrige rri, me të dy partitë ka rënë në dashuri. Sa te PS-ja, sa te PD-ja, fillon te A-ja e mbaron te ZH-ja.
Çifti politik, simpatik, Kryemadhi- Basha, janë masha, që i përdor Berisha, si dy këlysha, për të lehur në emër të popullit. Ngjajnë me dy kone, zoti Basha me zonjë Mone. Dy liderë, që kanë treguar që s’dinë të ndërtojnë, por dinë të shkatërrojnë, duke ndërzyer huliganë për të shkatërruar vatanë, anë e mbanë. Dy kukulla, dy dibranë, që gjak dibrani s’kanë.
Këta dy “margaritar”, po mendove ndryshe, po veprove ndryshe, edhe pse je në demokraci,të njollosin në biografi, duke të quajtur tradhtar, se unitetin e partisë ke përçarë. Mona e Luli, dy dallëndyshe, harrojnë se në demokraci ka mendim ndryshe. Edhe pse të gjithë ndërkombëtarët, e kanë dënuar ekstremisht veprimin me mandatet, opozita ka hapur luftën edhe brenda vetes me “tradhtarët”.
Thirrjes së ndërkombëtarëve Basha, ju përgjigj se ne nuk bëjmë hapa mbrapa, kemi shprehur vendosmërinë, që nënkupton ta shkatërrojmë Shqipërinë. Bashën e urojmë: të na rrojë, se di të pozojë, të nusërojë, të demonstrojë, të përvetësojë dhe të shkatërrojë, por nuk di të drejtojë. Ata, nuk mund të tradhtojnë strategjinë, që e kanë dhuratë nga Rusia, Serbia, e Greqia, që të tria kanë investuar të shkatërrohet Shqipëria. E pyesin shqiptarët, kush janë tradhtarët, mandatmarrësit e ndershëm, apo politikanë zuzarët?!…
E dinë mirë shqiptarët se kush janë tradhtarët. Ata dallojnë nga të tjerët se kanë vrarë, kanë djegur e vjedhur, është një opozitë që ka rrjedhur. Janë ata që përgatitën grushtin e shtetit në ’98, partia e cunamit dhe e tërmetit, që ende nuk është ndëshkuar, e për këtë e majta duhet penalizuar.
Një gjë ende se kam kuptuar, ky njeri që për tre dekada ka shkatërruar, si ka mbetur pa u ndëshkuar, me kë ka flirtuar, kjo specie e mallkuar?!… Kujtoni një thënie të Seneka, i Riu, që: “ Duke mëshiruar kriminelët, dënojmë njerëzit e ndershëm”. Nga 16 Shkurti te 16 Marsi, s’u lodhën me protesta Monika dhe Lulashi, janë gati për pushtet të bëjnë katarsis, të shkatërrojnë, të djegin, e pse jo dhe të vrasin. Duhet t’i besojmë besnikërisë të Berishës, Bashës dhe Kryemadhit, që i kanë dhënë fjalën trojkës: “Rusisë, Serbisë dhe Greqisë, se nëpërmjet protestave do t’i vënë flakën Shqipërisë”.
Së fundi po përcjell një mesazh modest: “politikanë dhe popull i ndershëm bëni kujdes, se kjo opozitë është e pabesë”. Mos harroni, kujtoni çka thënë “Doktoreshë Çizmja”, e “madhja” Mona: “s’keni parë gjë akoma”./Nga Prof. Dr. Ago NEZHA