Supa është një prej gatimeve më të këshillueshme nga dietologët dhe mjekët, në sajë të vlerave ushqimore që përmban, por jo vetëm.
Supa është e lehtë për t’u tretur e në të njëjtën kohë na ndihmon të marrim energjinë e kaloritë e duhura pa pasur nevojë për një ushqim tjetër shtesë.
Për ata që duan të ushqehen shëndetshëm, por i duket e lodhshme përgatitja e një supe, ju sjellim recetën e supës, e cila është gati në 20 minuta.
Përbërësit për 4 persona:
5 lugë kos
3 lugë miell
1 lugë salcë
3-4 thelpinj hudhra
Nenexhik
Spec i kuq pluhur
Kripë
5 lugë gjelle gjalpë
2 lugë vaj
2 filxhanë makarona supe
Përgatitja:
Në një tas hedhim kosin, nenexhikun, hudhrat dhe një lugë miell. Më pas i përziejmë dhe i lëmë mënjanë. Në tenxhere hedhim gjalpin dhe vajin. Hedhim miellin e skuqim pak dhe më pas shtojmë salcën dhe specin e kuq. Pasi i kavardisim pak i shtojmë një gotë unë të nxehtë.
I përziejmë dhe shtojmë masën e përgatitur me kos. Pastaj shtojmë 4 gota me ujë dhe e lëmë të mare një valë. Kur uji të ketë vluar hedhim dy filxhanë kafeje me makarona për supë. E lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 10-15 min. Tashmë supa është gati.
Ju bëftë mirë!