Rama ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë që ndodhi te “Petro Nini” një ditë më parë ku policia u përplas me banorët.
Në një komunikim në Facebook, Rama tha se policia bëri detyrën, por kishin shkuar pa organizim, duke i quajtur si trup pa kokë.
REAGIMI I PLOTE:
“Jam informuar në detaje lidhur me atë histori që dhe për mua me aq sa mund atë shoh ishte irrituese. Kohë më parë ata më kanë informuar se janë në konflikt me ata persona, të zotët e kanë humbur shtëpinë me vendim gjykate, të drejtën për të vazhduar dhe për të qëndruar në atë banesë.
A është i drejtë vendimi?
E kam thënë shpesh që ato vendime nuk ka asgjë që i zhbën.
Por mund ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe ta bëjë të drejtë, por s’mund të bëjë gjykatësin me vendimet e gjykatës këtë nuk mund ta bëjë qeveria.
Kur përmbarimi kërkon policinë, policia është e detyruar ta mbështesë. Policia dje zbatoi ligjin, por siç e analizoi ministri i brendshëm, sjellja e saj nuk ishte as dinjitoze as efikase dhe pse u thirr nga përmbarimi.
Si përfundim u krijuar skena të pakëndshme me trupa që u shtinë përtokë dhe policia që nuk dinte ç’të bënte dhe sillej si trup pa kokë.
Policia duhet të jetë më mendje dhe me zemër në lartësinë e publikut, siç tha se mininstri i brendshëm.
Duhet të jetë një mësim për policinë, dhe për popullin për sa i përket anës së porataleve, që rëndomë luajnë me ndjenjat tuaja.
Bashkia i ka ofruar banesë sociale, e cila ka ndërtuar edhe një shtese në këtë banesë… kjo për të kujtuar se çfarë kanë bërë me vite ata që kanë qeverisur”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
“Qeveria i ka veshët dhe sytë katër për të të dëgjuar ty dhe njerëzit e këtij vendi. Në këtë kuadër futen dhe përpjekjet e mia për të komentuar në këtë faqe, ku preferoj të jem aktiv sepse komunikimi i drejtpërdrejte me njerëz të zakonshëm është i nevojshëm.
Kur të mos më keni do më kërkoni por deri atëherë do yhyyy. Megjithatë rëndësi ka të na bashkojë qëllimi i mirë”, tha Rama