Turizmi i peshkimit po kthehet në një praktikë të qëndrueshme të turizmit detar.
Bashkia e Durrësit me qëllim promovimin e turizmit të peshkimit nëpërmjet zbatimit të projektit TOURISMED, i cili financohet nga programi i BE-së Interreg Med 2014-2020, synon që të promovojë një eksperiencë ndryshe dhe unike turistike.
Ky projekt mund të ofrojë të ardhura shtesë për peshkatarët, si dhe mund të sjellë një diversifikim të ofertës për operatorët turistikë, të cilët kanë një ndikim të qëndrueshëm në burimet e peshkimit turistik.
Gjatë zbatimit të këtij projekti, i cili vjen si një risi në vendin tonë, u zhvilluan disa udhëtime pilot të peshkimit turistik, me qëllim testimin dhe promovimin e udhëtimeve të peshkimit, si një praktikë e qëndrueshme e turizmit bregdetar dhe detar në zonën e Mesdheut.ATSH