Shtyhet seanca ndaj bandës së ‘Habilajve’

Është shtyrë sërish seanca e parashikuar të mbahej ditën e sotme ndaj bandës së Habilajve për shkak se mungonin dy avokatë. Të pranishëm në seancë ishin tre prokurorët e çështje, Dritan Prenci, Arenc Çela dhe Vladimir Mara.
Grupi i të akuzuarve shqiptarë, Habilajt akuzohen për trafik droge në drejtim të Italisë.

Seanca e fundit gjyqësore ndaj tyre është zhvilluar më datë 10 dhjetor të vitit të shkuar, ku prokurori Tommaso Bonono kërkoi dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg. Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg;
Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, i cili monitorohet me anë të një byzylyku elektronik.

Ndërsa ndaj Fatmir Minaj është pezulluar gjykimi dhe është lënë në gjendje të lirë. 

Ndaj Antonio Riela është kërkuar dënimi me 15 vite burg; Angelo Busaça 8 vite burg; Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit; Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg; Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit.

Loading...