Himarë/ Vijon me ritme të shpejta ndërtimi i kishës së “Shën Thanasit”

Ndërtimi i kishës së “Shën Thanasit” në Dhërmi, e cila është edhe pjesë e projektit për rindërtimin e “Qendrave Historike” dhe e financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është duke ecur me ritme të shpejta.

Kreu i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro shprehet se shumë kisha në këtë zonë janë bërë pjesë e guidave turistike, duke shtuar potencialet e zonës.

“Kisha e “Shën Thanasit” në Dhërmi. Një nga Kishat më të bukura që po ndërtohet së fundmi në Dhërmi, ashtu si edhe Kisha të tjera në Himarë-Fshat apo Vuno, Lukovë apo Nivicë, të rindërtuara rishtas vitet e fundit. Kisha shumë të veçanta të gjitha pjesë e guidave të turizmit religjioz në bashkinë Himarë. Një kishë e veçantë ku dominon guri. Gur në muret e saj, në murin rrethues, por edhe në kalldrëmin që të çon në këtë kishë, pjesë e projektit të rindërtimit të “Qendrave Historike”, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financimin e Qeverise Shqiptare”, shprehet Goro.

Përveç atraksioneve të larta natyrore që ka vendi ynë, një vëmendje e veçantë u është kushtuar edhe objekteve të religjionit dhe restaurimit të tyre, të cilat kanë filluar të tërheqin vëmendje turistëve.

/e.caushi/

Loading...