Aksident i rëndë, humb jetën këmbësori

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë-Tiranë në afërsi të fshatit Arameras, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur një këmbësor.

Sipas të dhënave të para, një automjet tip “Benz” me targa të Tiranës ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende.

Si pasojë e përplasjes së fortë, këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia.

Vendi ku ndodhi aksidenti është një pikë e nxehtë e qarkullimit dhe vendburim aksidentesh pasi në një rreze prej 500 metrash kanë humbur jetën mbi 10 persona gjatë dy viteve të fundit dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë.

(BalkanWeb)

Loading...