Një punëtor shqiptar në Itali ka humbur jetën pas një incidenti në punë. Mediat raportojnë se Sokol Rahshta 45 vjeç eshte viktime e njarjes.
Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e një dite më parë, por 45-vjeçari ndërroi jetë në spital ditën e sotme.
Shqiptari u rrëzua nga shkallët nga një lartësi 3 metra.
Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Sokol Rahshta kishte pësuar fraktura në kafkë. Fatkeqësisht, edhe pse u trajtua në spital, ai nuk mundi të mbijetonte.
Shkaqet e incidentit janë të paqarta, ndërsa mediat italiane raportojnë se nuk përjashtohet mundësia që shqiptari të jetë rrëzuar nga shkallët për shkak të ndonjë sëmundje, duke bërë që ai të humbiste ndjenjat.