Pas 30 vitesh pritje, rruga Orikum-Llogora me tunel

Pas 30 vitesh pritje banorët e qarkut të Vlorës shumë shpejt do të udhëtojnë në një nga rrugën më moderne, ashtu sikurse do të jetë edhe rruga Orikum-Llogora, e cila pritet që të lehtësojë qarkullimin rrugor duke sjellë edhe më shumë turistë.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në prezantimin e Buxhetit të infrastrukturës për vitin 2019, duke premtuar se deri në fund të këtij mandati do të thellohen investimet në infrastrukturën rrugore.

“Ministri (Gjiknuri) foli në vija të përgjithshme për planin e vitit të ardhshëm për buxhetin e infrastrukturës. Si deputet i Vlorës më takon të përqendrohem për pjesën e Vlorës, Damianin e kemi për të gjithë vendin. Së pari, do të investojmë mbi këtë bazë që kemi vendosur dhe faktikisht është pasqyrë e një ndryshimi rrënjësor që do të thellohet vitin e ardhshëm dhe që do të vazhdojë deri në përfundimin e mandatit. Do të fillojmë rrugën Orikum-Llogora dhe ministri duhet të mbajë zotimin për tunelin, tuneli ka të paktën 30 vjet që premtohet, është hapur si temë edhe kur ndodhi ai aksidenti me shkarjen e autobusit të studentëve e 2 helikopterët që u përplasën duke marrë jetë njerëzish dhe është koha që ta bëjmë realitet”, – theksoi Rama.ATSH

Loading...