Njarja në Selenicë/ Opinon nga Ergys Allushi-“Vrasësi dhe i vrari, të dy njerëz kontribues për fshatin e tyre”.

Gazetari dhe opinionisti Ergys Alushi ka shprehur opinionin e tij ne lidhje me ngjarjen e rende qe ndodhi ne Selenice te Vlores pak dite me pare ku gjeti vdekjen Kreu i kesaj Njesie Administrative.

Absurde! – Nga Ergys Alushi

E rëndë ngjarja që ndodhi dje në Kotë, ku dy gumeniciotë u konfliktuan dhe njëri ngriti armën e vrau tjetrin. Unë i njihja që të dy, atë që mbeti i vrarë dhe atë që vrau.

Me Fatmirin (të vrarin) kisha njohje më të vjetër për shkak të detyrës që kryeja si gazetar dhe ai, si kryetar komune në Kotë, shumë vite më parë.E njoha dhe më shumë kur me iniciativën e tij në fshatin e tij Gumenicë, u ngrit i pari muze në të gjitha fshatrat e Vlorës, që përkujtonte të rënët e fshatit në luftra kundra pushtuesit e në mbrojtje të Shqipërisë, në ngjarje e kohë të ndryshme. Ai muze është ende, në shtëpinë-monument të Dudajve.

Ishte një dëshirë e Fatmirit dhe e të tjerëve për të bashkuar fshatin e ndarë politikisht pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë komunizmit. Fatmirin e njihja si një burrë të urtë, të qetë, që i dëgjohej fjala.I tillë ishte dhe në një tavolinë të përbashkët rreth tre muaj më parë, kur ishim të ftuar në një drekë festive të një mikut tonë të përbashkët.

E pabesueshme si mund të bëhet njeriu vrasës.

Ky ishte perceptimi I parë që provova kur mësova se kush ishte njeriu që e kishte vrarë Fatmirin. Admirin (njeriun që vrau) e kisha njohur kohët e fundit. Ai kishte një dashuri të madhe për fshatin e tij Gumenicën dhe kishte marrë përsipër të kontribuonte që Gumenica të hynte në listën e 100 fshatrave të projektit qeveritar. Me iniciativën e paratë e tij, me ndihmën e specdilaistëve më të mirë të Vlorës në fushën e historisë e arkeologjisë përgatiti dhe botoi një katalog-guidë për fshatin e Gumenicës, duke prezantuar gjithcka të mirë që ka ai fshat.

Përgatiti dhe një kërkesë zyrtare drejtuar Qeverisë se përse Gumenica e meritonte të ishte e përzgjedhur në 100 fshatrat shqiptarë. Kërkesa mund të jetë ende në sirtarët e Ministrisë përkatëse. Admiri ishte një njeri i qetë, i shtruar kur fliste, i lexuar dhe me dëshirë të madhe për të mësuar gjëra të reja mbi historinë e arkeologjinë e zonës së tij.
Vazhdimisht shprehte ëndrrën e tij që së bashku me bashkëfshatarë të tjerë të rregullonte godinat e vjetra, të rrënuara të fshatit. Kishte një biznes të sukseshëm dhe nuk donte të ikte nga fshati.

Kështu i kam njohur unë Fatmirin dhe Admirin. Njerëz kontribues për fshatin e tyre, që jane aq të paktë në ato fshatra të braktisura.

Nuk i di rrethanat e ngjarjes, konfliktet e tyre të vjetra e të reja, ( askush nuk e justifikon nje vrasje, marrjen e nje jete), por Fatmiri nuk është më dhe Admiri i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.

Absurde!

Loading...