Në 17 Maj autostrada Tiranë–Elbasan do të funksionoi plotësisht

Autostrada Tiranë–Elbasan është hapur sot në një anë edhe në pjesën e mbetur nga TEG-u deri tek tuneli në Ibë.

Në 17 maj ky aks strategjik do të jetë plotësisht funksional në dy drejtimet e tij. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan hapjen e autostradës.

“Është hapur mbrëmë në darkë, kemi bërë provat e para ndërkohë që sot është e hapur për të gjithë kalimin e automjeteve. Pas 8 vitesh është hera e parë që njerëzit ikin pa trafik në Elbasan për Ditën e Verës”, u shpreh ministrja Balluku.

“Këtu janë hapur të dyja korsitë për qarkullimin. Nga kthesa e Ibës deri në tunel përdorim vetëm karexhatën e majtë me dy kalime, derisa në 17 maj do të përfundohen dhe punimet për të hapur dhe këtë karexhatë që jemi duke përshkuar tani”, – tha Sonila Qato, drejtoresha e ARRSH.

“U deshën 7 vjet për ndërtimin e autostradës, si pasojë e mungesës së një projekti dhe studimi gjeologjik, për të përmbushur standardet europiane të qarkullimit dhe sigurisë. E rëndësishme është që po përfundon ky makth dhe pas kaq kohësh po mbaron historia e befasive. Projekti ishte një mizerabilitet total dhe nisesh për t’i rënë shkurt dhe të del gjatë, siç ndodh me të gjitha rrugët që trashëguam. Por tani ka rëndësi që përfundon dhe nga sot faktikisht, në Elbasan shkohet nga rruga e re, pa asnjë pengesë”, – tha Kryeministri Rama. /atsh/

Loading...