Lektorja shqiptare Lea Ypi e cila punon në Londër, në shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike ka marrë një çmim prestigjoz nga austronomi Martin Rees.
‘Shumë e kënaqur që mora çmimin Leverhulme nga Astronomi Martin Rees.
Është shumë i guximshëm ky besim që m’u dha nga Leverhulme i cili do të financojë projektin tim lidhur me progresin politik’, shkruan Ypi.
Çmimi i Leverhulmes i jepet shkencëtarëve që janë në hapat e para të karrierës së tyre dhe projektet e tyre kanë një impakt ndërkombëtar. Leverhulmës ka pikërisht këtë synim t’i mbështesë shkencëtarët në studimet e tyre. Cmimi u krijua nga Ëilliam Lever dhe sot është nën kujdesin e nipit të tij Philip Leverhulme.
Bursa e çmimit të fituar nga Lea Ypi është 100.000 pound çdo vit , për 2 ose 3 vite.