Aktivitet i veçant sot në qytetin e Vlorës!
Në kuadër të 10 vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në NATO është zhvilluar aktiviteti “Ditë e hapur” i organizuar nga Forcat e Armatosura dhe Forca Detare shqiptare.
Të pranishëm ishin shefi I shtabit të përgjithshëm të Forcave Ushtarake Bardhyl Kollçaku, Zv.Komandant i Forcave Detare Artur Meçollari,Prefekti i Qarkut të Vlorës Flamur Mamaj,si dhe Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj të cilët mbajtën dhe fjalën e tyre përshëndetëse në fillim të aktivitetit.
Në këtë aktivitet të vecantë ishin të pranishëm gjithashtu dhe shumë qytetarë,të rinj dhe nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit të cilët morën një mesazh të bukur nga aktiviteti:
Më pas të pranishmit u ftuan të vizitojnë anijet e Forcës Detare.
Dy anijet “Oriku” dhe “Lisuss” të ankoruara në Portin e Vlorës u vizituan nga qytetare të ndryshëm dhe qëndruan në dispozicion të qytetarëve gjatë,gjithë ditës së Premte.
M.A @laberianews
