“Rilindja ka dështuar. Në krye të vendit është një qeveri e lidhur me grupe kriminale. Situata në vend është tepër e rëndë. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Shohim sesi rinia ikën dhe vërejmë papunësinë që shtohet përditë e më shumë. Shikoni sesi nuk paguhen dot faturat e dritave dhe ujit. Shohim sesi në spitale, mjekët ndihen të poshtëruar nga mungesa e ilaçeve. Ata ndihen të poshtëruar dhe të kërcënuar. Mësuesit kërcënohen nga drejtorët kamikazë të Edi Ramës. Shohim doganierë të cilët kërcënohen në rast se nuk kalojnë mjetet e sendet që do Rama, e mbështeten ata njerëz me të cilët Rama ka lidhje të fuqishme, që janë më shumë oligarkë. Shohim sesi shqiptarët janë gjithmonë e më shumë pesimistë. Shohim pafundësisht mjerim, dhimbje dhe mungesë shprese. Shohim studentët shqiptarë dhe nxënësit të cilët janë në gjendje të mjerë”, tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi theksoi se nuk do të lejojë këtë të keqe për Shqipërinë, ndaj ftoi të gjithë që të marrin pjesë nesër në protestë.
“Mirëpo, ne nuk do ta lejojmë këtë të keqe që të kaplojë Shqipërinë. Ne do ta largojmë Edi Ramën, pasi ai është një i marrë që po e shkatërron vendin. Nesër është dita vendimtare për të treguar se ne jemi shumë”, u shpreh Kryemadhi.
(BalkanWeb)