Pse duhet të konsumoni 3 lugë vaj ulliri në ditë

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i vajit të ullirit janë fantastike për të gjithë organizmin.

Ndaj ne po iu tregojmë arsyet, pse duhet të konsumoni 3 lugë gjelle vaj ulliri në ditë.

Redukton tensionin e lartë
Falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve dhe acidit oleik, vaji i ullirit ndikon pozitivisht në reduktimin e tensionit të lartë. Ndaj dhe konsumimi i tre lugëve vaj ulliri në ditë ndihmon në parandalimin e hipertensionit.

Ndihmon sistemin e tretjes

Vaji i ullirit mbron shëndetin e stomakut duke reduktuar aciditetin duke ndihmuar aparatin tretës në mirëfunksionimin e tij.

Përthithja e kalçiumit dhe magnezit

Kalçiumi dhe magnezi janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për shëndetin e organizmit. Vaji i ullirit është një ndër produktet fantastike që ndihmojnë trupin në përthithjen më të mirë të kalçiumit dhe magnezit që marrim përmes ushqimit.

Loading...