Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë prindër të një vajze.
Ajka është gëzimi i parë i çiftit dhe të dy kanë preferuar ta mbajnë larg medias dhe rrjeteve sociale.
‘Ajka e Xhensilës ishte me sindroma për ate nuk e bëjnë publike nëpër foto; shkruhet në koment.
Ligësia e këtij personi e ka nxjerrë Xhensilën nga natyra e saj paqësore dhe me të gjithë të drejtën e botës i është përgjigjur me fjalët e merituara këtij reagimi të shëmtuar.
‘Njeri i ndyrë, njeri pisqik. Vajza ime gëzon shëndet të plotë, e na gëzon çdo ditë. Është dritë dielli pa asnjë mangësi.
Ta them unë pse nuk e nxjerr vajzën, është aq e pastër aq e kulluar sa që nuk duan ta bëjmë pis”, thuhet ndër të tjera në komentin e këngëtares.