Me shume se 1500 kuksianë dhe në mënyrë të vecante mbështetes te PD janë nisur që në mengjes drejt Tiranës për tiu bashkuar thirrjes së Lulzim Bashës për ti dhënë goditjen e fundit qeverisë së kryeministrit Rama.
Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati shtoi se mbështetesit e PD janë nisur me autobuzë dhe me makina personale drejt Tiranës ndërsa numri io tyre shkon për të gjithë qarkun rreth 1500 vetë.
“Pjesmarrja eshte e jashtezakonshme. Sic shihet edhe nga pamjet jane qindra qytetare qe kane mbushur autobuzet. Shumica e protestuesve janë të rinj të cilët duan të largojnë Edi Ramën nga qeveria më mirë sesa të largohen vetë në emigracion. Rama ik”, u shpreh drejtuesi I PD ne Kukes, Arif Rexhmati, citon Vizion plus.