Borsh – Dhimbje dhe lotë për vdekjen e 18 vjecares!

Aksidenti i rëndë i ndodhur në Sarand ka shokuar te gjithe fshatin bregdetar.

Në këtë aksident humbi jetën 18-vjecarja AnaLuiza Duro.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth ores 17:15 minuta të ditë së djeshme, ku cifti i fejuar kishin dalë me automjetin e tyre për të shijuar perëndimin e diellin në plazhin e Borshit.

Ende mbetet e paqartë sesi automjeti ka dale nga rruga dhe si përfundoi në kanalin i cili shkarkon në det ujrat e përrenjve që vijnë nga malet e larta.

I fejuari i AnaLuizes, Robert Dhuli ka arritur të dalë nga automjeti, por ka qenë i pafuqishem për të nxjerrë të fejuarën nga mjeti i cili ishte mbuluar nga uji.

Robert Dhuli kërkoi ndihmë të banorët, të cilët njoftuan edhe policinë dhe zjarrfikset,po për vajzën 18 vjecare ishte shumë vonë.

Ngjarja ka shokuar banorët e Borshit.
@laberianews

Loading...