Forcat e Armatosura ndërtojnë urën në Këlcyrë, lidh 4 fshatra

Forcat e Armatosura japin kontributin e tyre, jo vetëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale, por edhe në nismën e qeverisë “100 fshatrat” për mbështetjen e agroturizmit dhe ekonomisë jobujqësore. Ura 42 m e gjatë në Mbrezhdan të Këlcyrës ka nisur të ndërtohet dhe pritet të përfundojë brenda këtij muaji.

Kështu, Forcat e Armatosura kanë nisur ndërtimin e urës “bailey” e cila lehtëson lëvizjen për 600 banorë në krahinën e Malëshovës. Katër fshatrat që do të lidhë kjo urë janë pjesë e projektit “100 Fshatrat”.

Ura me gjatësi 42 metra përfundon brenda muajit mars. /j.p/

Loading...