Reagon Ministri i Brendshëm Lleshaj pas protestës së opozitës: “Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër “

Ministri i Brendshëm ka reaguar pas protestës së opozitës të organizuar ditën e sotme para Kryeministrisë dhe më pas para Kuvendit të Shqipërisë.

Në një postim në Twitter ai shkruan se Policia e shtetit u vu në shënjestër “të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë”.
Ministri Lleshaj në twitter:

Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit.

Gjatë protestës së opozitës u dëmtuan lehtë disa protestues, por edhe tre efektivë të policisë. Menjëherë pasi kreu i PD-së, Basha mbylli protestën, policia filloi aksionin për arrestimin e protestuesve të dhunshëm, ku mes tyre ishte edhe djali i kreut të PD-së Fier.

Loading...