Përbërësit:
230g miell
350g sheqer
1 lugë e mesme pluhur për pjekje
Pak kripë
2 vezë
130g qumësht me 1 lugë gjelle limon
6g ekstrakt vanilje
113g gjalpë
50g kakao
120g vaj luledielli
250g Coca-Cola
Glazura me çokollatë:
345g sheqer pluhur
25g kakao
80g qumësht
6g ekstrakt vanilje
75g arra amerikane
Përgaditja:
-Nxejeni furrën në 180 shkallë C. Në një enë të madhe përzijeni miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën, dhe bëjeni një gropë në mes.
-Në një enë tjetër përzijeni vezët, qumështin me limon dhe ekstraktin e vaniljes.
-Në një tigan, në temperaturë të mesme shkrini gjalpën. Pastaj futni brenda edhe kakaon, vajin dhe Coca-Colan. Mbajeni në zjarr deri sa të vlojë dhe pastaj largojeni nga nxehtësia. Lëreni të ftohet pak dhe futeni tek masa e miellit. Pastaj përzijeni masën e vezës me masën e ftohur. Futeni brumin në furrë dhe piqeni për 28-30 minuta.
-Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.
Glazura me çokollatë:
-Në një tigan të thellë në temperaturë mesatare shkrijeni gjalpën.
Përzijeni kakaon dhe Coca-Colan dhe lëreni të vlojë. Hiqeni nga zjarri dhe duke përzier ngadalë shtoni sheqer pluhur bashkë me ekstrakt vaniljen, deri sa të jetë masë homogjene.
Lyeni këtë masë mbi tortën e ftohur. Shtoni arrat e pjekura indiane mbi dhe lëreni të ftohet.