Ky i fundit ishte duke vrapuar tek kodrat e liqenit bashkë me djalin e tij të mitur kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa i biri por edhe kalimtarë të rastit i shpëtuan fatmirësisht plumbave.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se personat që qëlluan mbi burrin nga Mallakastra, referuar dëshmive të mbledhura në vendngjarje ishin të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj.
Ata janë larguar me shpejtësi menjëherë pas krimit.
Referuar burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me incialet I.S. dhe I.B. Po ashtu ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm, i cili pritet të sqarohet nga momenti në moment.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë
Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij./Balkanweb