“Kryekrimineli Sali” – Poezi nga Arben Duka

Tani në ekrane,
Sala ligjëron,
që të heqin Ramën,
Socialistët fton!.

U thotë socialistëve,
hiqeni Edvinin,
vetë Sali Berisha,
simboli i krimit!.

Simboli i krimit,
dhe i poshtërsisë,
mallkim i përjetshëm,
i gjithë Shqipërisë!.

Po me socialistët,
ty s’të shkon-o plak,
se duart i ke,
të lara me gjak!.

Me gjak socialistësh,
dhe mijëra të vrarëve,
ti mendon se sosi,
kujtesë e shqiptarëve!.

Ti mendon se sosi,
kujtesë e shqiptarëve,
ndaj vazhdon u flet,
me gjuhë të shpellarëve!.

Ndaj çdo daljen tënde,
e përdor-o horr,
vetëm për të mbjellë,
frikë dhe terror!.

S’e kupton akoma,
more plak i mykur,
se “kohë e Saliut”,
me kohë ka ikur!.

Në punën e tij,
Rama ka gabime,
po ti-o qoftëlarg,
je zhytur në krime!.

Si pëllumb i paqes,
tani po na del,
po e ke të shkruar,
në ballë-KRIMINEL!.

Tani kundër Ramës,
neve na thërrisni,
që ta heqim ne,
se ju do ta vrisni!.

Më dëgjo-o Salë,
more burrë i lik,
neve-socialistët,
të kemi armik!.

Ti na vrave shokët,
more i mallkuar,
po me plumbin ballit,
s’të kemi kërcënuar!

Jo ne-plumbin ballit,
more lum Salia,
po me ty të merret,
vetëm drejtësia!.

Ndaj dogjët mandatet,
ndaj filluat sherret,
ama drejtësia,
një ditë do të merret!.

Me ju do të merren,
o more shpellarë,
se s’bëtë vetëm vjedhje,
po dhe kini vrarë!.

Dhe ju të pacipët,
dilni dhe na thoni,
hiqni Edi Ramën,
vëndin ta shpëtoni!.

Jo-mor xha Sali,
dot nuk të dëgjojmë,
jo vetëm s’e heqim,
po prap’ do ta votojmë!

Luli le të ketë,
paqe dhe shëndet,
po ai me Monën,
s’vinë kurrë në pushtet!.

Dhe ti të rrosh shumë,
xhan-more Sali,
që nja dy dekada,
t’i shkosh në qeli!.

Se ç’do bëjë Rama,
mirë do ta shikosh,
po mos guxo më,
të na këshillosh”@Arben Duka

Loading...