FISHË TEKNIKE – Lufta e Parë Botërore në shifra

Bota përkujton sot 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në mungesë të burimeve të besueshme në periudhën e ngjarjeve, shifrat e Luftës së Parë Botërore janë shpesh të vështira për t’u paraqitur me vërtetësi dhe mund të kenë ndryshime të mëdha sipas historianëve.

Por, në përgjithësi janë shumë të përafërta.

Më shumë se 70 shtete pjesëmarrëse në luftë

Kjo shifër është disi anakronike, shumica e këtyre shteteve nuk ishin ende të pavarura, por të integruara në gjashtë perandori apo fuqi koloniale – Britania e Madhe, Franca, Rusia, Gjermania, Austri-Hungaria, Perandoria Osmane – në qendër të konfliktit.

Në fakt, vetëm një duzinë kombesh të pavarura u përfshinë në luftën në verën e 1914, të tjerët iu bashkuan gradualisht konfliktit, duke nisur nga Italia në vitin 1915 apo SHBA-ja në 1917. Por, ato përfaqësonin më shumë se 800 milionë banorë, gjysmën e popullsisë botërore të epokës së atëhershme.

Vetëm rreth 20 shtete qëndruan neutrale përgjatë gjithë konfliktit, kryesisht në Amerikën Latine dhe në Europën e Veriut.

70 milionë ushtarë

Rreth 20 milionë burra u mobilizuan nga palët kundërshtare në fillim të luftës në 1914, por kjo shifër rritet rregullisht, për të arritur në një total prej 70 milionë në të gjithë konfliktin.

Më shumë se tetë milionë burra u mobilizuan në Francë, 13 milionë në Gjermani, nëntë milionë në Austri-Hungari, nëntë milionë në Britaninë e Madhe (përfshirë kolonitë), 18 milionë në Rusi, gjashtë milionë në Itali dhe katër milionë në SHBA. Dy milionë ushtarë do të rekrutoheshin në Perandorinë Britanike kryesisht në Indi dhe në kolonitë franceze të Afrikës dhe Afrikës së Veriut (600 000 burra).

10 milionë luftëtarë të vrarë

Konflikti shënoi në total 10 milionë të vdekur dhe 20 milionë të plagosur në mesin e ushtarëve.

Në mënyrë proporcionale, ushtria e vogël serbe pësoi humbjet më të tmerrshme me 130 000 të vdekur dhe 135 000 të plagosur, tre të katërtat e efektivëve të saj.

Betejat emblematike të Verdunit dhe e Sommes-së në 1916 regjistruan respektivisht 770 000 dhe 1 200 000 viktima, të vdekur, të plagosur dhe të zhdukur nga të dyja anët. Por, ky është fillimi i luftës që do të jetë më tragjikja. Rreth 27 000 ushtarë francezë u vranë më 22 gusht 1914, ditën më të përgjakshme në historinë e ushtrisë franceze.

70% e të vdekurve dhe të plagosurve erdhën nga të shtënat e artilerisë dhe 5-6 milionë do të mbeteshin të gjymtuar. Gazi në luftime, i përdorur për herë të parë në 1915 shënoi 20 000 të vdekur.

Dy milionë civilë të vdekur

Strategjia ushtarake në lindje, eksodet, skamja, më pas lufta civile në Rusi dhe konfliktet rajonale të pas luftës mund të kenë shënuar nga 5 deri në 10 milionë të vdekur në mesin e popullsive, sipas vlerësimeve të disa historianëve. Një shifër që përfshin midis  1,2 dhe 1,5 milionë armenë, shifra është burim mosmarrëveshje në Perandorinë Osmane.

Në fund të luftës, një pandemi botërore e gripit i quajtur ‘’spanjoll’’ shënoi edhe dhjetëra milionë të vdekur në Europë.

Shifra të tjera

Gjashtë milionë të burgosur.

20 milionë civilë nën një regjim politik në 1915. Ky regjim, gjerman, austro-hungarez apo bullgar përfshin kryesisht Belgjikën, Francën, Poloninë dhe Serbinë.

10 milionë refugjatë në të gjithë Europën.

Tri milionë vejusha dhe gjashtë milionë jetimë.

1,3 predha të lëshuara gjatë konfliktit.

10 miliardë letra dhe pako midis luftëtarëve të frontit perëndimor dhe familjeve të tyre.

Kostoja e luftës përfaqëson 3-4 herë shumën e PBB-së shteteve europiane, që do të dilnin të rrënuara nga konflikti.ATSH

Loading...