Ish-deputeti i PS-së u arrestua, reagon ministrja e Ramës

Policia e shtetit ka njoftuar se ka kryer arrestimin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve ArbenÇuko.

Për këtë cështje ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, EtildaGjonaj, e cila shprehet se më 3.09.2018 i ka propozuar Kryeministrit shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko.

“E përshëndes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre.

Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij”, shprehet Etilda Gjonaj. /albeu.com/

Loading...