Kisha e Shën Apostujve, turizëm religjioz mes madhështisë së ikonave

Kisha e Shën Apostujve në Hoshtevë, Zagori, është një kishë pasbizantine e tipit bazilikal, mbuluar me një sistem harqesh, qemerësh e kësulash sferike.

Në këtë destinacion kulti vijon puna për restaurimin e saj për ta bërë një vend të denjë për të prekur nga afër historinë dhe kultin.

Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe ka për qëllim restaurimin e çatisë ekzistuese me rrasa guri, restaurimin e elementëve konstruktivë, instalime të reja elektrike, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në pikturën murale dhe ikonostasin e drurit.ATSH

 

Loading...