Ju kujtohet Ponja e Portokallisë? Ja çfarë bën ajo tani

Ju kujtohet Ponja e “Portokallisë”? Me siguri, vështirë se mund t’i harrojë kush karakteret që aktorja ka sjellë në skenën e spektaklit të humorit për rreth një dekadë.

E famshme si Shqiponja Dhëmbi, vajza nga Vithkuqi që kërkonte një burrë në Tiranë, aktorja Ervina Kotolloshi fitoi zemrat e të gjithëve. Megjithatë, disa vite më parë Ervina braktisi “Portokallinë”, e bashkë me të edhe Shqipërinë.

Aktorja u transferua në Francë për të ndjekur studimet, por pas përfundimit të specializimit ajo vazhdoi të jetonte atje për disa vite me radhë.

Aktualisht nuk dihet me çfarë është angazhuar aktorja pasi ajo është shumë pak aktive në rrjete sociale. Megjithatë më poshtë ju sjellim disa nga fotot e saj të reja.
(Shqiperiaime)

Loading...