Habit Monika Kryemadhi: “Me Metën do komunikoj vetëm për fëmijët”

Protesta e opozitës së bashkuar paraditen e sotme kishte pjesëmarrje masive nga qytetarë dhe militantë të PD e LSI.

Kryetarja e LSI, me mandat të djegur, Monika Kryemadhi ishte e ftuar pasditen e sotme në “Studio e Hapur”.

Ajo u pyet në lidhje me mendimin e presidentit Ilir Meta dhe njëkohësisht bashkëshortit të saj, për djegien e mandateve.

Kryemadhi u shpreh se ai ka qenë kundër djegies së mandateve dhe nuk kishte komunikuar me të në lidhje me protestën.

Ajo u shpreh:

Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Stabiliteti i Ramës, diktaturë e krimit, nuk ka ndryshim axhende të Metës. Nuk kam komunikuar me të për protestën, me të do komunikoj vetëm për fëmijë.

Loading...