Aulona Musta: Bashkëshortin im ka qenë ish- i dashuri i shoqes…

Moderatorja e njohur Aulona Musta e ftuar në rubrikën ‘Dance with Graciano’ në Ora News, ka zbuluar për herë të parë se si është njohur me bashkëshortin.

Edhe këtë herë, moderatorja nuk ka nguruar së thënie troç të vërtetat.

‘E kam takuar për herë të parë në klub. Por, ka qenë ish-i dashuri i shoqes së motrës sime. Ishim takuar, përshëndetur dhe kaq. Pas disa muajsh, ata u ndanë dhe isha në një nga klubit e kryeqytetit me shoqet e mia, ai me disa miq që i njihja dhe bashkuam tavolinat. Ai fliste pak më shumë se zakonisht, më gjeti në Facebook, folëm dhe pastaj u takuam. Jemi puthur që në takimin e parë. Kemi bashkëjetuar fillimisht. Bëjmë 9 vjet tani në prill’, rrëfeu Aulona.

Loading...