“Unë po dërgoj nënpresidentin tonë, ministrin e jashtëm dhe një delegacion në Zelandën e Re”, tha presidenti Erdoğan në një telefonatë të zhvilluar me guvernatorin e përgjithshëm të Zelandës së Re, Dame Patsy Reddy.
“Manifesti që terroristi e lëshoi qartë tregon se ky nuk është një akt individual”, shtoi presidenti Erdoğan, duke theksuar rëndësinë e ekspozimit të grupeve pas sulmeve dhe duke ofruar ndihmën e Turqisë.
Ministria turke e Punëve të Jashtme bëri të ditur se gjatë udhëtimit të tyre në Zelandën e Re, nënkryetari Fuat Oktay dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, do të përcjellin ngushëllimet e Turqisë mbi sulmet.
Delegacioni do të theksoj vendosmërinë e Turqisë kundër islamofobisë dhe ksenofobisë, si dhe do të shpreh solidaritetin e Turqisë me Zelandën e Re përballë këtyre sulmeve “të tmerrshme.
Persona të armatosur hapën zjarr ndaj besimtarëve gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ndërkohë njëri nga sulmuesit transmetoi incidentin drejtpërdrejtë në median sociale.
Katër të dyshuar, tre burra dhe një grua, janë arrestuar deri më tani.
(BalkanWeb)