Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Palma” me arrestimin në flagrancë të shtetasit D.Th., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 750 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe dy kartëmonedha me prerje 100 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
(BalkanWeb)