Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka denoncuar nxjerrjen e nxënësve të shkollave në aktivitetet e organizuara nga bashkia e Tiranës

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka denoncuar nxjerrjen e nxenesve te shkollave ne aktivitetet e organizuara nga bashkia e Tiranes.

Boci ka publikuar disa mesazhe që sipas tij iu kanë shkuar mësuesve të shkollave të Tiranës për të dalë sot për të festuar Ditën e Verës për të dhënë imazhin e një Shqipërie të lumtur.

STATUSI I BOÇIT
Nxënësit e mësuesit e shkollave të Tiranës urdhërohen të dalin të organizuar me kuadrate për ditën e verës së deformuar.
Disa nga mesazhet e ardhura nga mësuesit, po jua sjell në foto.
Propaganda bajate kërkon të stimulojë imazhin e një Shqipërie fanar lumturie e së cilës po i “plas gëzimi dhe e mira nga sytë”.
“Jetojmë e punojmë si në rrethim”;
“Rroftë Shqipëria e lumtur Rilindase”;

“Me partinë në ballë, përpara për fitore të reja”;
Këto do jenë disa nga parullat që do shpalosen sot në ditën e verës.
Por ndërrimi grotesk i kalendarit të ditës së verës nga 14 mars në 17 mars nuk është i padëgjuar.

Ka ndodhur në Korenë e Veriut.
Koreja e Veriut është në vitin 108, jo 2019, sepse vendi i shënon vitet sipas kalendarit Juche, i cili u prezantua në vitin 1997 dhe bazohet në datën e lindjes së Kim Il-sung: 15 prill 1912. Viti 1912 përdoret si Juche 1 dhe nuk ka Juche 0.
Tiranën sot do ta ketë zili vetë Pheniani!

Loading...