v/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj deklaron për ATSH se sipërmarrës të huaj nga Rumania, kërkojnë të investojnë në Shqipëri.
“Këtë radhë u zhvillua një forum biznesi, me sipërmarrje të ardhura nga Rumani të cilët janë të interesuar për shkëmbime tregtare me Shqipërinë, por edhe për të investuar në Shqipëri”, tha Xhafaj, i cili shto se edhe forumi i biznesit mes Shqipërisë dhe Rumanisë që u zhvillua këto ditë në Tiranë është në kuadër edhe të komisionit të ndërsjellët ekonomik, që zhvillohet mes dy vendeve.
“Ky komision takohet për të diskutuar mbi zhvillimet ekonomike mes dy vendeve. Pas dy javësh do të zhvillohet një tjetër aktivitet i ekonomisë diplomatike ku do te kemi një grup tjetër investitorësh potencial rumune të cilët po vijnë në Shqipëri për ta zbuluar dhe të shohin mundësitë e investimit në sektorë të ndryshëm. Investimet e huaja po promovohen nëpërmjet shërbimit të jashtëm por edhe agjencive, si ajo e zhvillimit të investimeve. Dhe interesi sa vjen e rritet nga vendet e rajonit dhe BE”, deklaroi për ATSH, zv.ministri Xhafaj.
Zv/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme deklaroi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se sektori më tërheqës për bizneset rumune është energjia.
“Për sa i përket sektorëve se ku është treguar interes gjatë këtij forumi, primare është energjia, por edhe agrobiznesi, sektori i përpunimit të produkteve ushqimore, dhe turizmi”. ATSH