Është dëshmuar që lëngu i thanës, i cili përmban koncentrime të larta të proantocianideve, mund të reduktojë rrezikun nga infeksionet të përsëritura të sistemit urinar tek fëmijët.
Gjithsesi, duhet ta keni parasysh që të gjitha lëngjet e thanës nuk kanë koncentrime të kënaqshme të proantocianideve, veçanërisht ato që janë të përziera me lëngje të tjera. Po ashtu, nëse lëngu përmban sasi më të mëdha të sheqerit, do të thotë kalori, dhe konsumimi i tepruar i tij mund të shkaktojë diare te fëmijët. Por, shtyrja e fëmijës për të pirë lëng të pa ëmbëltuar të thanës, po ashtu mund të jetë sfidë. Infeksionet e sistemit urinar te fëmijët janë relativisht të shpeshta, kështu që vajzat kanë rrezik prej 8 për qind për të pasur infeksion gjatë fëmijërisë, ndërsa te djemtë ky rrezik është vetëm 2 për qind.
Përveç se janë të pakëndshme, infeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj mjekët për t’i parandaluar përshkruajnë antibiotikë.
Por, antibiotikët mund të kenë efekte të caktuara anësore dhe aplikimi i tyre i tepruar mund të ndikojë në zhvillimin e baktereve rezistentë, ndaj lëngu i thanës mund të jetë alternativë më e mirë.
Sigurisht, nuk duhet të harrohet që kjo nuk do të thotë që lëngu i thanës mund të shërojë të gjitha infeksionet e sistemit urinar dhe që në disa raste aplikimi i antibiotikëve do të jetë i domosdoshëm. /atsh/