Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa ka uruar një javë të mbarë ka lajmëruar gjithashtu se ditën e shtunë, më 23 mars do të zhvillohet takimi “Bashkia që Duam”.
Sipas Veliaj, Tirana jo vetëm s’i përkulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vjet të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin.
“Një javë të mbarë të gjithëve! Por, festimet s’kanë mbaruar! Të shtunën, me 23 Mars sërish bashkë për të festuar Bashkia që Duam! Tirana jo vetëm s’i përkulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vjet të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin Bashkë për Tiranën që Duam”, -thotë Veliaj. z.tosku/atsh/
Loading...