Bizneset e vogla dhe të mesme, nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të paguajnë 3 herë më pak tatim fitimin.
Kjo është një nisme e ndërmarrë nga qeveria për të mbështetur sipërmarrjen duke e vendosur këtë normë të re tatim fitimi, në paketën fiskale të vitit të ardhshëm.
Nga një janari i vitit 2019, bizneset e vegjël dhe të mesëm me xhiro nga 8 deri në 14 milionë lek në vit, do të paguajnë tre herë më pak tatim fitim, nga 15% që kanë aktualisht.
I njëjti tatim fitim do të aplikohet edhe për kooperativat bujqësore dhe bizneset në agroturizëm.
Ndërsa për bizneset me mbi 14 milionë lek në vit, tatim fitimi do të jetë 15%.ATSH
Loading...