Opozita ka dalë nga Parlamenti, ndërkohë që për aksionin e saj politik po tregohet shumë hermetike.
Gjithsesi, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka paralajmëruar në ‘Ora News’ publikimin e ‘surprizave’.
“Do të keni surpriza të tipit pyetje që vlejnë “1 milion dollarë”, tha ai.
Gjata nuk dha detaje, por pritet që zhvillime të ketë gjatë seancës së radhës parlamentare, ditën e enjte.
Për Gjatën, djegia e mandateve nga opozita bëri ndryshimin mes saj dhe mazhorancës.
“Më nuk jemi njësoj, nuk bën vaki. Pas 16 shkurtit u dorëzuan mandatet. Pati dhe tre protesta të tjera dhe erdhëm te protesta e djeshme. Në mënyrë simbolike u rrethua dhe kryeministria dhe parlamenti, ishte simbolika që këto dy institucione kanë rënë.
Erdhi një dhunë nga policia me gaz lotsjellës, nuk ishte e nevojshme. Nuk mund të vazhdohet më me këtë regjim. Protesta e 16 marsit ishte shumë më e madhe se 16 shkurtit”, tha Çlirim Gjata.