‘Shembulli i ish ministrit të Jashtëm që më pas u bë ministër i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili shkoi në një familje në Elbasan dhe i premtoi se nëqoftëse do ta votonin në 28 qershor, me 29 qershor djali i tyre do të dilte nga burgu i Rrogozhinës dhe do t’i kthehej në shtëpi, është një shembull real.
Dhe e vërteta është që ajo familje e votoi Partinë Demokratike, dhe djali i tyre doli nga burgu’ tregoi Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, i ftuar tek emisioni ‘5 pyetje nga Babaramo’, tregoi se opozita e tanishme është e pa orientuar, pa lidership dhe mundohet të kapet pas flluskave të kota.
Loading...