Klevis Balliu: “Qytetarët do të marrin në dorë fatet e vëndit. Hapni sytë dhe mos e merrni për dobësi qytetarinë e qytetarëve shqiptarë”

Gjatë protestës së sotme nga banorët e Astirit, ish deputeti i PD, Klevis Balliu theksoi se qeveria nuk nuk duhet t’i provokojë banorët pasi në të kundërtën ata do ia kthejnë reagimin me të njëjtën monedhë.

Në ditën e 133-të të protestës në zonën e Astirit, ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu, në fjalën e tij pranë banorëve të Astirit i bëri thirrje qytetarëve që t’i marrin vet në dorë fatet e vëndit të tyre.

Ai u shpreh se opozita është në përkrahje të banorëve tëAstirit dhe të Unazës së Re, por theksoi që tashmë është koha e qytetarëve dhe i duhet atyre që të vendosin.

‘Qytetarët do të marrin në dorë fatet e vëndit. Hapni sytë dhe mos e merrni për dobësi qytetarinë e qytetarëve shqiptarë.

Nëqoftëse ju do i provokoni, bëhuni gati sepse gazit do t’i përgjigjemi me gaz, zjarrit do t’i përgjigjemi me zjarr.

Është koha e qytetarëve, merreni vëndin, drejtojeni vëndin drejt Bashkimit Europian atje ku duhet të jemi’, ka thënë ish deputeti i PD, Klevis Balliu.

Loading...