Opozita e bashkuar do të zhvillojë sërish protestë këtë të enjte përpara parlamentit.
Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për BalkanWeb se protesta do të mbahet në orën 09:30. Vendimi i opozitës për të mbajtur këtë portotestë ka ardhur pas konsultimit me kryetarët e degëve dhe pas vendimit që seanca e radhës parlamentare të mbahet të enjten në orën 10:00.
Opozita ka thënë se do zhvillojë protesta sa herë që mblidhet Parlamenti të cilën e quan si parlamenti i krimit. Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.
(BalkanWeb)
Loading...